LSI reagon ndaj ministrit Manja: Mos u bëj kurban!
BKT
Shqipëri

LSI reagon ndaj ministrit Manja: Mos u bëj kurban!

ATSH

LSI, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari, ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me inceneratorët.

Sipas Braimllarit, ende nuk është dënuar asnjë kompani, si dhe nuk është hetuar asnjë administrator, ndonëse hetimet kanë nisur që prej vitit 2018.

"Ulsi, Tango kerkon dy veta, a e di këtë? Nëse nuk e di, po ta themi ne: Premçi dhe Mara hetojnë inceneratorët. Ti Ulsi e di këtë. Edhe që kompanitë "me të vdekur" janë hetuar, ti tashmë e di këtë. Po a e di ti Ulsi se më kë kompani kanë bërë evazion fiskal pronarët e “vdekur”?! Me inceneratorët Ulsi, po po me inceneratorët që zotrote as emrin nuk artikulon dot. E di ti Ulsi kush nga këto kompani është dënuar? Asnjë Ulsi, asnjë. A e di ti Ulsi nëse është hetuar qoftë edhe administrativisht ndonjë incenerator? Asnjë Ulsi, asnjë. Edhe pse prej 2018 e deri më sot hetimet vijojnë, s’ka asnjë rezultat për evazionin e inceneratorëve. Ndërkohë edhe sot u paguan 80 mijë USD. Ulsi, tango kërkon dy veta. Ps: Ulsi, se mos i ke marrë përsipër Erion Veliajt mbylljen e ceshtjes me prokurorët e inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit? Se do behesh kurban ti, prokurorët, reforma e gjithe shqiptaret....se Rama e qan "Kurbanin"", shkruan Braimllari.


MË SHUME NGA Shqipëri