Rama në Bruksel, diskutohet për një baze të mundshme të NATO-s në Durrës
BKT
Shqipëri

Rama në Bruksel, diskutohet për një baze të mundshme të NATO-s në Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga Rama. Mes tij dhe shefit të NATO-s veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri.

Më herët, Rama ka informuar se në Bruksel do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit

 


MË SHUME NGA Shqipëri