19:09 / 13.07.2022
Leao-Milan, ende larg marrëveshjes, dy klube anglez pas lojtarit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Rafael Leao dhe AC Milan raportohet se ende janë larg marrëveshjes për rinovimin e kontratës së re.
Leao aktualisht me kampionët e Italisë, ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por interesimi i klubeve të mëdha evropiane për yllin e ‘Rossonerëve’ mund të largojë lojtarin shumë më herët nga ‘San Siro’.
Leao ka një pagë 1.5 milionë euro në vit, por milanistët thuhet së janë të gatshëm ta rrisë pagën e tij në gjashtë milionë euro, por marrëveshja ende është larg.
Situatën e Leao-s janë duke e monitoruar më kujdes dy klubet e fuqishme angleze, Chelsea dhe Manchester City.























