Icardi bën transferim të papritur? Wanda ka takuar krerët e Monza-s
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në verën e vitit 2024, por ai mund të largohet nga Parisi gjatë kësaj verë.
Mediet italiane raportojnë se gruaja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara është afër ta rikthej Icardin në Itali.
Ish-ylli i Interit, mund të transferohet tek skuadra e Berlusconit, Monza. Pronari i këtij klubi synon që gjatë tregut të kësaj verë, të sjellë tek Monza një emër të madh të futbollit.
Siç raportohet, Icardi është dëshira e Berlusconit. Sipas faqes së radiostacionit “RMC”, kjo mundësi nuk është vetëm një ide, por edhe një operacion i mundshëm.
Mësohet se Wanda Nara tashmë ka folur dy herë me krerët e Monzas, dhe negociatat janë duke vazhduar.
Krahas Icardi janë përmendur edhe emrat Luis Suarez, Edin Dzeko, Edinson Cavani, Andrea Belotti... të cilët mund të veshin fanellën e Monzës, skuadër kjo që tashmë është pjesë e elitës së futbollit italian.























