23:06 / 13.07.2022
Dybala te Napoli? Kjo është oferta për argjentinasin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi italian Napoli është hedhur në sulm për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala-n.
Argjentinasi, i cili tashmë është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Juventusin, është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në tregun e kësaj verë.
Sipas medieve italiane, ‘napolitanët’ janë futur seriozisht në garë për Dybala-n.
Madje, skuadra italiane ka bërë gati ofertën për argjentinasin. Oferta e Napolit për Dybala-n është gjashtë milionë euro, e njëjta me ofertën e Romës.
Ndryshe, reprezentuesi argjentinas prej kohësh është duke u kërkuar nga Interi, por këta të fundit akoma nuk kanë ofertë për Dybala-n.























