Dembele vazhdon me Barcelonën
BKT
Sport

Dembele vazhdon me Barcelonën

Uran Krasniqi/RTKLive

Ousmane Dembele ka rënë dakord për një kontratë të re dyvjeçare për të qëndruar në "Camp Nou".

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi blaugrana me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Barcelona e mori francezin në verën e vitit 2017 me një shifër stratosferike prej 190 milionë eurosh nga Borusia e Dortmundit.

Dembele ka zhvilluar pvr Barcelonën 102 ndeshje, ku ka realizuar nëntëmbëdhjetë gola.