Certifikata digjitale e vaksinimit funksionale në vendet e BE-së
BKT
Foto: MSh
Lajme

Certifikata digjitale e vaksinimit funksionale në vendet e BE-së

Sh.Gashi/RTKLive

Pas njoftimit ditë më parë nga Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, Ministria e Shëndetësisë është informuar se certifikata është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së.

Në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19  duhet të hyjë në platformën e-kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.


MË SHUME NGA Lajme