Ozil transferohet te İstanbul Başakşehir
BKT
Sport

Ozil transferohet te İstanbul Başakşehir

Uran Krasniqi/RTKLive

Mesut Ozil tash e tutje do ta veshë bluzën e İstanbul Başakşehir.

Ai është larguar nga Fenerbahce pasi kontrata e tij u ndërpre me pëlqim të ndërsjellë.

“Është rënë dakord që kontrata mes klubit tonë dhe Mesut Ozil të ndërpritet me marrëveshje të përbashkët. Ne i urojmë suksese Mesut Ozilit për pjesën tjetër të karrierës së tij”, thuhet në një deklaratë të Fenerbahces.

Ndërsa klubi i ri vetëm i ka shprehur mirëseardhje atij. 

Basaksehir sezonin e kaluar përfundoi i katërti në tabelën e kampionatit turk. 

Ozil ka luajtur tridhjetë e gjashtë ndeshje për Fenerbahcen, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar tre të tjerë.