Ministri i Jashtëm i Polonisë viziton Kosovën
A.Bela / RTKlive
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau sot do të vizitojë Kosovën.
"Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, pret sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, homologun e saj ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sh.T. Zbigniew Rau", njofton MPJD, raporton RTKlive.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu nesër (e premte) pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.
Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008, por ende nuk ka hapur ambasadë në Prishtinë.
Ndryshe muajin e kaluar është mbajtur ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë të një kompanie ajërore Varshavë-Prishtinë-Varshavë.























