Përplasje PD-PS për projektrezolutë që dënon genocidin serb në Kosovë
BKT
Shqipëri

Përplasje PD-PS për projektrezolutë që dënon genocidin serb në Kosovë

Denion Ndernika / RTK

Një rezolutë që dënon genocidin serb në Kosovë u shndërrua në mollë sherri mes kryetarit të deputetëve opozitarë demokratë dhe kryekuvendares Lindita Nikolla në seancën plenare.

Deputeti Alibeaj kërkoi shpjegime se përse shmangej debati për genocidin në njerën nga pjesët e kombit shqiptar.

Sipas kryetarit të deputetëve demokratë Alibeaj, përfshirja në kalendar pa njoftuar dhe pa gjithëpërfshirje përbën shkelje dhe përse të kalohet në Komisionet e Kuvendit nga Konferenca e Kryetarëve.

Kryetarja Nikolla tha se projektrezoluta ëhstë miratuar nga Konferenca e Kryetarëve që të kalojë për diskutim në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.

Alibeaj i tërhoqi vërejtje kryekuvendares Partia Demokratike e ka depozituar projektrezolutën që në 24 qershor dhe afati për ta kaluar në seancë ishte data 27 qershor, përkundër vonesës njëmujore që sipas tij përbën shkelje. 

"Dokumenti paraqitet brenda 3 ditëve, mblidhet Konferenca e Kryetarëve që ia kalon seancës plenare për debat dhe jo në Komisione"- tha Alibeaj, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Alibeaj shtoi se në seancën tjetër, e fundit sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, duhet të paraqitet rezoluta e PD-së, por edhe e PS-së për debat dhe diskutime.

Opozita demokratike edhe sipas deputetit Tritan Shehu si dhe Alibeajt, është e gatshme që projektezoluta e saj të diskutohet pse jo bashkarisht me një tjetër projektrezolutë të Partisë Socialiste po për genocidin serb dhe pas diskutimeve të bëhen përpjekje për një draft të përbashkët përfundimtar.

"Ne jemi të hapur të diskutojmë me kolegun që ka paraqitur projekterezolutën tjetër t'i shohim dhe t'i paraqesim, por jo në Komision të Jashtëm të Kuvendit. Kjo është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Nëqoftëse biem dakort i bashkojmë, ose nuk i bashkojmë dhe le të kalojnë veç e veç në seancë. Komisioni i Jashtëm nuk ka asnjë tagër të merret me rezolutat"-tha Shehu.

Ai shtoi se PD e ka dorëzuar prej javësh rezolutën për genocidin serb në Kosovë, por asnjë hap  nuk është bërë dhe Konferenca e Kryetarëve është mbledhur në mënyrë sekrete pa thirrur autorët.

Kryekomisionerja e Jashtme, Mimi Kodheli nga PS tha se rezoluta për dënimin e genocidit serb në Kosovë është e një rëndësie të veçantë  dhe ftoi deputetët që të martën ta diskutojnë, amendojnë dhe propozojnë në mbledhjen e Komisionit.

"Jam e bindur që do të kemi një rezolutë të përbashkët me konsnesu dhe të vimë të enjten e ardshme për ta votuar atë dokument që mund të jetë historik. Realisht kjo ka të bëjë me atë ngjarje të trishtë të kombit shqiptar dhe ta bëjmë duke i paraprirë rezolutës përfundimtare me mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të martën"-tha Kodheli.


MË SHUME NGA Shqipëri