Meta në mbështetje të avokatëve: KLGJ të dëgjojë zërin e tyre
BKT
Shqipëri

Meta në mbështetje të avokatëve: KLGJ të dëgjojë zërin e tyre

RTSH

Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës së avokatëve kundër hartës së re gjyqësore. Meta kërkon nga KLGJ që të dëgjojë zërin e tyre dhe këshillat e bëra nga PE lidhur me hartën e re gjyqësore.

Presidenti thekson se vendi ka nevojë për një drejtësi të pavarur dhe eficente dhe jo një drejtësi që largohet prej tyre.

“Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarrës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian. Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efecient! Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur”, shkruan Meta.

Ditën e sotme avokatët protestuan para Këshillit të Lartë Gjyqësor duke thënë se nëse Harta e re do të miratohet do ta dërgojnë në Kushtetuese.

Harta e re gjyqësore parashikon 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative dhe 1 gjykatë Apeli, ndërsa të gjitha gjykatat e tjera do të shkrihen.


MË SHUME NGA Shqipëri