VIDEO- Krasniqi: Kosova në krizë ekonomike
RTK
Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqi, ka reaguar në Facebook.
Ai ka thënë se që nga paslufta inflacioni është ngritur në 14.1%. Sipas tij, me këtë përqindje Kosova është në mesin e shteteve që i prijnë listës në nivelin global, me shkallën më të lartë të zhvlerësimit të parasë.
"Rrjedhimisht, me të njëjtat të hyra si deri dje, secili qytetar i vendit tonë, sot blenë më pak produkte e siguron shumë më pak shërbime", ka shkruar Krasniqi.
Mes tjerash Krasniqi ka thënë se "fatkeqësisht”, më e keqja akoma pritet që të vijë për ekonominë dhe qytetarët tanë. Çmimet e derivateve dhe të ushqimeve nuk pritet aspak të zbresin.
Pandemia po e rikthen intensitetin e saj, e, sipas gjendjes faktike, mundësia për rritjen e pagave është tepër e vogël. Këto paralajmërime, do të duhej të mjaftonin që Qeveria të ndërmerrte masa emergjente qysh sot.
Por, jo. Për Kryeministrin, i cili në 100 ditët e fundit gjysmën e tyre e ka kaluar jashtë vendit nëpër ekskursione personale ? pa asnjë rezultat për Kosovën, më me rëndësi po dalin të jenë tryezat e debateve dhe takimet shterpe", ka theksuar Krasniqi.























