Kongresi i SHBA-ve rezolutë për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi
RTKlive
Kjo rezolutë kërkon që personat përgjegjës për vrasjen e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit në korrik të vitit 1999 të sillen para drejtësisë. Rezoluta pesëpikëshe për dënimin e vrasësve të tre shtetasve të Shteteve të Bashkuara, u miratua me 423 vota pro, një kundër, ndërkohë gjashtë të tjerë nuk kanë votuar fare.
Tre vëllezërit Bytyqi janë vrarë pas luftës së vitit 1999 nga forcat serbe dhe askush deri më tani nuk ka dal para organeve të drejtësisë.
“Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur të zyrtarëve aktualë ose ish-zyrtarë që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, thuhet në rezolutën e Kongresit amerikan.
“Është e dënueshme që asnjë individ nuk është shpallur ndonjëherë fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi, apo për ndonjë krim tjetër që lidhet me vdekjen e tyre, dhe se asnjë individ nuk po përballet as me akuza për këto krime të tmerrshme. Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur ata zyrtarë aktualë ose ish-zyrtarë që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, thuhet ndër të tjera në njërën nga pikat e Rezolutës së miratuar nga Kongresi.
News!
The House just passed the Bytyqi Brothers Resolution, resolving that ‘progress in resolving case, or lack thereof, should remain a significant factor determining further development of relations b/w US & Serbia.’
TY @RepLeeZeldin! pic.twitter.com/OaRMG8eFQh
— Bytyqi Brothers (@BytyqiBrothers) July 14, 2022























