13:41 / 15.07.2022
Grand Prixi i xhudos, eliminohet Flaka Loxha (E plotësuar)
KP
Ka përfunduar gara në Grand Prixin e Xhudos në Zagreb për xhudisten kosovare, Flaka Loxha.
Xhudistja kosovare u mposht në raundin e tretë nga xhudistja nga Mongolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev me Ipon.
Loxha kaloi pa luftë në rrethin e parë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten kazake, Bakyt, Kussakbayeva në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Flaka Loxha e nis me fitore Grand Prixin në Zagreb
Xhudistja kosovare Flaka Loxha e ka nisur me fitore paraqitjen në Grand Prix të xhudos në Zagreb.
Ajo në xhiron e parë kaloi tutje pa luftë, si e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti xhudisten nga Kazakistani, Bakyt Kussakbayeva të cilën e mposhti lehtësisht në kategorinë 57 kg.























