Von Cramon flet me përfaqësues të “Europa Nostra”për Manastirin e Deçanit
RTKlive
Viola von Cramon në një postim në rrjetin social Twitter ka njoftuar se ka pasur një takim të hapur dhe produktiv me përfaqësues të “Europa Nostra” lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Eurodeputetja von Cramon në një postim në Twitter ka njoftuar se ka pasur një takim të hapur dhe produktiv me përfaqësues të “Europa Nostra” lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
“Takimi i hapur dhe produktiv me organizatën Europa Nostra për nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar në të gjithë Evropën, me fokus të veçantë në Manastirin e Deçanit dhe trashëgiminë kulturore të shkatërruar në Ukrainë”, shkruan von Cramon.
Open and productive meeting with the SecGen of @europanostra about the need to improve the protection of endangered #CulturalHeritage throughout #Europe, with the particular focus on @DecaniMonastery and destroyed cultural heritage in Ukraine .
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) July 14, 2022
Edhe organizata “Europa Nostra” ka njoftuar për takimin me Von Cramon.
“Shumë faleminderit eurodeputetes Viola von Cramon për interesin dhe mbështetjen për ruajtjen e trashëgimisë së rrezikuar në Evropë në tërësi, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën.
Ne nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët pa mirëkuptimin dhe kujdesin e duhur për trashëgiminë dhe historinë tonë të përbashkët”, ka njoftuar kjo organizatë në Twitter.
Ndaj raportit të “Europa Nostra” se Manastiri i Deçanit është një nga 7 monumente të rrezikuara ka reaguar edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.























