Eriksen është lojtari më i ri i Manchester United
BKT
Sport

Eriksen është lojtari më i ri i Manchester United

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United ka konfirmuar se Christian Eriksen i është bashkuar klubit, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2025.

“Manchester United është një klub i veçantë dhe mezi pres të filloj. Unë kam pasur privilegjin të luaj në Old Trafford shumë herë, por ta bëj këtë me fanellën e kuqe të United do të jetë një ndjenjë e mahnitshme", citohet se ka thënë danezi.

Eriksen ka luajtur 237 ndeshje në Premier League, duke realizuar pesëdhjetë e dy gola dhe shtatëdhjetë e një asistime.

Ai gjithashtu ka luajtur 115 ndeshje për Danimarkën, duke shënuar tridhjetë e tetë gola për vendin e tij.