17:04 / 15.07.2022
Kjo është oferta e Newcastle-s për Asension
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi anglez, Newcastle raportohet se ka përgatitur ofertën për anësorin e Real Madridit, Marco Asensio.
Sulmuesi spanjoll duket se është i vendosur të largohet nga ‘Bernabeu’ gjatë kësaj verë.
Asensio prej kohësh është cak i Milanit, por sipas medieve britanike, tashmë lojtari kërkohet edhe nga Newcastle.
Madje, klubi anglez thuhet se ka dërguar ofertën e tyre në adresë të Realit për reprezentuesin spanjoll.
Oferta e Newcastle për Asension është 24 milionë euro, derisa thuhet se ‘Los Blancos’ kërkojnë gjashtë milionë më shumë.























