Prishtina firmos me super-talentin Andi Salihun
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Prishtina ka vazhduar me përforcime gjatë tregut të kësaj verë.
Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me Andi Salihun, i cili vjen nga juniorët e këtij klubi.
Skuadra ‘bardhëkaltër’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar me Salihun, i cili ka firmosur kontratë katër-vjeçare.
“Prishtina tashmë Andit i ka ofruar kontratë katër-vjeçare të cilën mbrojtësi e ka nënshkruar pa hezitim.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Salihu aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe dallohet për saktësinë, qetësinë dhe vizionin për lojën më të popullarizuar në botë.
Pas firmosjes së kontratës ai e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit tonë.
“Ndjehem shumë i lumtur që edhe zyrtarisht jam bërë pjesë e skuadrës së parë. Është nder dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të trofeshëm në Kosovë. Synimet janë që ta përfaqësoj klubin në mënyrë dinjitoze së bashku me lojtarët e tjerë, trajnerët dhe stafin. Normalisht që do të jetë sfidë e madhe që të bëhem pjesë e 11-shes së parë sepse ka shumë lojtarë të mirë, por mendoj se me punë do t'i arrijë të gjitha. ‘Plisave’ ju premtoj se do ta jap maksimumin tim në çdo moment në mënyrë që ta rikthejmë Prishtinën aty ku e ka vendin, në krye të tabelës”, ka thënë Salihu për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.























