23:21 / 15.07.2022
Martinez: Jam i lumtur që nuk jam larguar nga Interi, e duam titullin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez duke folur për mediet italiane, ka thënë se është i lumtur që nuk është larguar nga Interi.
Ylli argjentinas ka qenë në shënjestër të disa top-klubeve evropiane, por lojtari i qëndroi besnik skuadrës ‘zikaltër’.
Martinez thotë se është gati për sezonin e ri. Ai është i bindur se me skuadrën e tij, mund ta fitojë sërish titullin e kampionit në Serie A.
“Jam i lumtur që nuk jam larguar nga Inter dhe jam gati për sezonin e ri”, ka thënë Martinez.
“Do të jetë një sezon sfidues por ne jemi gati për t’u rikthyer tek titulli”, theksoi sulmuesi argjentinas.























