10:13 / 16.07.2022
Laura Fazliu sot zbret në ‘tapetin’ Grand Prix të Zagrebit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas Distria Krasniqit, Flaka Loxhës që dje garuan në Grand Prix të Zagrebit, sot radhën e ka xhudistja Laura Fazliu.
Distria dje rrëmbeu medaljen e argjendtë në këtë eveniment të madh të xhudos, derisa Flaka Loxha u ndal në fazën çerekfinale.
Xhudistja Fazliu sot nis garën në kryeqytetin kroat, ku do të garojë në kategorinë kategorinë -63 kilogramë.























