Lewa përshëndetet me bashkëlojtarët, nesër zbarkon në Barcelonë
BKT
Sport

Lewa përshëndetet me bashkëlojtarët, nesër zbarkon në Barcelonë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli polak Robert Lewandowski edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e klubit gjerman, Bayern Munich.

Lewa karrierën do të vazhdojë në La Ligë tek Barcelona. ‘Telenovela’ Lewnadowski tashmë merr fund.

Reprezentuesi polak sot është përshëndetur me bashkëlojtart e tij, dhe sipas medieve gjermane, lojtari nesër do t’i bashkohet klubit katalonas.

Pas shumë negociatave, Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Lewas në ‘Camp Nou’.

Ky transferim mësohet se Barcelonës do t’i kushtojë 50 milionë euro.