Arsenali ‘blindon’ Saka-n
BKT
Sport

Arsenali ‘blindon’ Saka-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Bukaya Saka duket se edhe disa vite do të vesh fanellën e klubit të madh anglez, Arsenal.

Gazetari Fabrizio Romano raporton së ‘Topçinjtë’ janë  duke punuar që të arrijnë marrëveshje me yllin e tyre për kontratën e re.

Saka me klubin nga ‘Emiratës’ aktualisht ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por Arsenali synon që lojtarin ta mbajë në Londër edhe disa vite.

Madje, siç raportohet nga gazetari Romano, edhe vet lojtari dëshiron të qëndrojë në Arsenal, dhe se është duke u biseduar vetëm për pagën e lojtarit.