13:34 / 16.07.2022
Kosova U20 e gatshme për sfidën parë në Evropian
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja e Kosovës në hendboll U20, është e gatshëm për ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian të Divizionit B.
‘Dardanët’ e rinj dje janë vendosur në Varna të Bullgarisë, ku zhvillohet ky eveniment i madh i hendbollit.
Hendbollistët mbrëmë kanë zhvilluar në Varna stërvitje nën urdhërat e kryetrajnerit Taib Kabashi dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e Evropianit.
Ndeshja e parë e Kosovës U20 është sot prej orës 19:00, ku do të ndeshet me Rumaninë.
Në ndeshjen tjetër të grupit B, takohen Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, nga ora 17:00.























