14:17 / 16.07.2022
Chelsea i thotë ‘JO’ dy super-ofertave nga West Hami për Brojën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi anglez, West Ham insiston që të transferojë sulmuesin e Chelseas, Armando Broja.
Mediet britanike të shtunën raportojnë së ‘Blutë’ e Londrës tashmë kanë refuzuara dy oferta nga West Ham për sulmuesin kuqezi.
West Ham mësohet së brenda 24 orëve ka dërguar dy oferta në adresë të Chelseas për Brojën, por që të dyjat janë refuzuar nga skuadra londineze.
Oferta e West Ham mësohet së është 35 milionë euro për sulmuesin shqiptar.
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka mohuar momentin e shitjes së Brojës.
“Për momentin ne nuk kemi plane ta shesim atë”, tha Tuchel.























