Korab Luma, një tjetër talent që i bashkohet Prishtinës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
FC Prishtina ka vazhduar edhe sot me përforcime.
Është Korab Luma, një tjetër talent që sot zyrtarisht i është bashkuar kryeqytetasve.
17-vjeçari, i cili luan si mesfushor defanziv dhe vjen nga skuadra e Ulpianës së Lipjanit, me Prishtinën ka firmosur kontratë tri-vjeçare.
FC Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen me Prishtinën.
Ndërkaq, Luma duke folur për faqen zyrtar të klubit prishtinas, ka thënë së është i lumtur që është bërë pjesë e skuadrës ‘bardhekaltër’.
“Prishtina është më shumë se veç një skuadër futbolli, është pjesë e historisë së popullit tonë. Është kënaqësi për mua që mu dha mundësia të jem vazhdimësi e kësaj tradite. Është kënaqësi e përgjegjësi”, tha ai.
“Objektivat janë që Prishtinës t’ia kthejmë lavdinë që e meriton, me bashkëlojtarët dhe me një trajner shembull siç është Ismet Munishi, besoj shumë që bashkë do t’ia arrijmë qëllimit, të jemi konkurrenti më serioz për titullin kampion. Do të punoj shumë, do të mundohem që me angazhim e punë te pandalshme ta bindi trajnerin që e meritoj vendin në ekip. Tifozëve të Prishtinë e në veçanti “Plisave” u premtoj që do të luftoj deri në atomin e fundit, deri në limit për fitore në secilën ndeshje që do të aktivizohem”, theksoi Luma.























