15:15 / 16.07.2022
Ronaldo në Bayern Munich? Kjo është përgjigja e Salihamidžić
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mediet e huaja sot raportuan për transferimin e yllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldos në Bayern Munich.
Por, nuk ka vonuar shumë dh ka ardhur reagimi i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Drejtori i ‘Bavarezëve’, Hasan Salihamidžić, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të asit portugez.
“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Cristiano Ronaldon, karrierën dhe rezultatet e tij. Por, po e përsëris, ai nuk është një temë në Bayern”, Salihamidžić.
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit, ende nuk vendosur nëse do të qëndrojë tek ‘Djajtë e Kuq’.
Ronaldo është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane përfshirë Romën dhe Napolin.























