Gnabry ‘shuplak’ Realit dhe Chelseas, rinovon kontratën me Bayernin
BKT
Sport

Gnabry ‘shuplak’ Realit dhe Chelseas, rinovon kontratën me Bayernin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Bayern Munich dhe Serge Gnabry kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Ditëve të fundit është spekuluar se 27 vjeçari mund të largohet nga ‘Alianz Arena’, megjithatë, sulmuesi i qëndroi besnik kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Mediet gjermane të shtunën pasdite raportojnë se Serge Gnabry ka vazhduar kontratën me Bayernin.

Gnabry ka firmos kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2026. Ai vëzhgohej nga Real Madridi dhe Chelsea, por e ardhmja e lojtarit mbetet tek 'bavarezët'.