07:51 / 17.07.2022
Temperaturat deri në 31 gradë celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas njoftimit, vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës .























