Icardi në Monza? Ja sa kërkon PSG-ja
BKT
Sport

Icardi në Monza? Ja sa kërkon PSG-ja

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Krerët e klubit italian, Monza, Berlusconi-Galliani, raportohet së janë të vendosur që gjatë kësaj verë, ta sjellin në skuadër një sulmues të klasit botëror.

Sipas medieve italiane, sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi është objektiv kryesor i skuadrës italiane, e cila tashmë është pjesë e Serie A.

“Gazzetta dello Sport” të shtunën shkruan se Mauro Icardi do të vazhdojë karrierën e tij në Monza.

Icardi në sezonin e fundit kishte humbur vendin e titullarit tek kampionët e Francës, në një konkurrencën të fortë Neymar-Messi-Mbappe.

Ish-sulmuesi i Interit shihet tepricë tek parisienët, dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë sërish në Itali, por kësaj radhe tek Monza.

PSG thuhet se kërkon 15 milionë euro për kartonin e Icardit.