De Jong preferon Bayernin, jo Manchester Unitedin
BKT
Sport

De Jong preferon Bayernin, jo Manchester Unitedin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong raportohet se do të pranonte të transferohej vetëm tek gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Klubi katalonas dëshiron ta shesë holandezin gjatë kësaj verë. Lojtari prej kohësh është cak i klubit anglez, Manchester United.

Mediet spanjolle të dielën raportojnë së holandezi as që dëshiron të dëgjojë për transferimin te Manchester United, dhe se ai do të pranonte vetëm kalimin tek ‘bavarezët’.

Ndryshe, Barcelona kërkon dëmshpërblimin në vlerë prej 80 milionë euro.