​Një i vdekur dhe 852 raste të reja me COVID
BKT
Foto:RTK
Lajme

​Një i vdekur dhe 852 raste të reja me COVID

E.Hoti/RTKlive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur nga COVID-19 dhe 852 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2.201 mostrave.

Sot janë shëruar 394 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 5.359.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 73 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.519 doza të vaksinës.


MË SHUME NGA Lajme