Atentat në Fushë-Krujë, dyshohet për 3 viktima
BKT
Foto/Rtsh.al
Shqipëri

Atentat në Fushë-Krujë, dyshohet për 3 viktima

Rtsh.al

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në Fushë-Krujë, ku dyshohet se 3 persona kanë mbetur viktima të një atentati.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbi automjetin me të cilin lëviznin viktimat është qëlluar me armë zjarri.

Për pasojë automjeti ka shpërthyer në flakë. Nuk dihen ende më shumë detaje, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, raporton RTSH.

 


MË SHUME NGA Shqipëri