Chelsea nuk e shet yllin shqiptar, ja arsyeja
BKT
Sport

Chelsea nuk e shet yllin shqiptar, ja arsyeja

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Chelsea raportohet se nuk dëshiron ta shes sulmuesin shqiptar Armando Brojën.

Reprezentuesi shqiptar sezonin e fundit bëri paraqitje të jashtëzakonshme tek Southamptoni në formë huazimi nga 'Blutë’ e Londrës.

Tashmë lojtari i është bashkuar skuadrës së Thomas Tuchel në përgatitjet për sezonin e ri.

Mediat britanike raportojnë se West Ham është duke insistuar që të transferojë 20 vjeçarin në formë huazimi, por londinezët thuhet së janë të vendosur që ta mbajnë Brojën.

Chelsea është e bindur se sulmuesi shqiptar mund të rritet akoma më shumë dhe të bëhet një lojtar i denjë për ekipin e tyre të parë.