Reagon Sindikata e Policisë, pas sulmit ndaj policëve në veri
BKT
Lajme

Reagon Sindikata e Policisë, pas sulmit ndaj policëve në veri

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor i cili ka ndodhur natën e mbrëmshe në veri të vendit, teksa po zhvillohej një aksion kundër kontrabandës.

Pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke vepruar në ndjekjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Duke mos zbatuar urdhërat e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë me që rast pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale", bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sindikata, zyrtarëve policorë u dëshiron shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale.

"Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmëve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale.

Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesinalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre", thuhet në komunikatën për media të Sindikatës së Policisë.


MË SHUME NGA Lajme