21:44 / 17.07.2022
Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë do të mbahet në Kosovë
KP
Mes datave 22-24 korrik në `Holiday Resort` të Sllatinës së Madhe, do të zë vend Kampionati Ballkanik, meshkuj dhe femra, ku do të marrin pjesë ekipet më të mira ballkanike.
Ky kampionat është vetëm vazhdimësi e organizimeve të nivelit ndërkombëtar nga Federata e Volejbollit të Kosovës.
Pritet të jetë garë jashtëzakonisht e fortë, andaj ftohen të gjithë volejbolldashësit të përcjellin nga afër ndeshjet në fushën e resortit ‘Holiday’.
FVK gjatë ditëve në vijim do të bëjë publik orarin e ndeshjeve dhe shtetet pjesëmarrëse.























