Von Cramon: Kosovës menjëherë t`i hiqen vizat
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Von Cramon: Kosovës menjëherë t`i hiqen vizat

Afet BELA/ RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi të hënën se për ta rikthyer besueshmërinë, Bashkimi Evropian duhet t’ia japë menjëherë Kosovës liberalizmin e vizave.

Von Cramon ka shkruar në Twitter, se është koha që BE-ja ta përfundojë procesin e liberalizimit, nëse dëshiron që të jetë e besueshme në rrafshin global.“Nëse BE-ja deshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet të fillojë në mënyrë primare në Ballkanin Perëndimor”, tha Von Cramon, duke shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, që tha se Kosova është shteti më demokratik, por edhe më i izoluari.


MË SHUME NGA Lajme