Abdixhiku mirënjohës Kroacisë për përkrahjen në çdo takim ndërkomëtar
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim, ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, z. Daniela Barišić.
Gjatë takimit, Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Barišić diskutuan për situatën aktuale politike si dhe për proceset integruese të Kosovës dhe rajonit, me ç’rast theksuan se roli mbështetës i Kroacisë është tejet i rëndësishëm.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen ndaj shtetit mik kroat për përkahjen që i ka dhënë dhe që po i jep vendit tonë në çdo takim ndërkombëtar.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku, përveçse vlerësoi lartë marrëdhëniet e vendeve, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë në fushën politike dhe ekonomike dhe fusha tjera është me interes reciprok.























