Trimror Selimi rikthehet te Llapi
BKT
Sport

Trimror Selimi rikthehet te Llapi

Uran Krasniqi/RTKLive

Sulmuesi i krahut, 21 vjeçar, Trimror Selimi rikthehet tek Llapi pas disa viteve të kaluara në Prishtinë e në Ulpianë.

Për marrëveshjen ka njoftuar klubi nga Podujeva, me anë të një komunikate. 

"KF Llapi dhe sulmuesi këmbëshpejtë, Trimror Selimi kanë arritur akord për të nënshkruar kontratë tre-vjeçare. Anësori 21 vjeç rikthehet tek Llapi pas 4 viteve, ku për dy vite ishte pjesë e Prishtinës e dy vitet e fundit pjesë e Ulpianës. Selimi në edicionin e fundit zhvilloi 27 paraqitje me Ulpianën, ku arriti t'i realizoj 4 gola. Trimi nga sot i bashkohet grupit të skuadrës në përgatitje për stinorin e ri që fillon në muajin gusht", ka komunikuar Llapi.