Goretzka mund të mungojë deri në dy muaj
BKT
Sport

Goretzka mund të mungojë deri në dy muaj

Uran Krasniqi/RTKLive

Leon Goretzka pritet ta humbasë turneun parasezonal të Bayern Munich në Shtetet e Bashkuara, pasi iu nënshtrua një operacioni për dëmtimin në gju.

27-vjeçari mund të mungojë deri në dy muaj, duke e lënë Julian Nagelsmann me mungesë në mesfushë për pjesën e hershme të sezonit 2022-23 të Bundesligës.

Goretzka arriti vetëm nëntëmbëdhjetë paraqitje në Bundesligë në sezonin 2021-22.

Futbollisti ka luajtur dyzet e katër ndeshje për Kombëtaren e Gjermanisë, ku ka realizuar katër gola.