21:20 / 18.07.2022
Inter Miami nga MLS synon Messin
Uran Krasniqi/RTKLive
Xavier Asensi, shefi i biznesit te Inter Miami në Major League Soccer, ka thënë se skuadra do të mundohet të bëjë një lëvizje për Lionel Messin, duke u përpjekur që të nënshkruajë me të.
"Miami do të përpiqet të nënshkruajë me Messin, por qëllimi mund të jetë jorealist. Ju nuk mund ta krahasoni Leo Messin me asnjë lojtar tjetër:ai është ndryshe; është ai dhe më pas janë të gjithë të tjerët", ka thënë ai. "Kjo varet nga ai dhe çfarë dëshiron. Ne duam të kemi lojtarët më të mirë në botë, dhe unë mendoj se Messi është më i miri në histori".
Argjentinasi aktualisht luan me me Paris Saint-Germain. Kontrata e tij me klubin francez përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.























