Një i vdekur dhe 842 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
B. Halimi / RTKlive
Në vendin tonë vazhdon të ketë rritje të numrit të të prekurve me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 842 raste të reja me Covid-19, teksa një person e ka humbur betejën me këtë virus.
Ndërkohë, 410 qytetarë janë vaksinuar përgjatë kësaj kohe, teksa 110 pacientë janë shëruar nga ky virus.
Aktualisht në Kosovë janë 6,418 raste aktive me koronavirus.
Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 66 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.
32 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 34 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Pejës, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë























