Bislimi uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave
RTKlive
(E plotësuar) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore për nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa theksa theksoi se tashmë është koha për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë ditë historike të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit është jetik për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Bislimi në një postim në në Twitter.
Për Bislimin tashmë është koha për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.
“Tani është koha për liberalizimin e shumëpritur të vizave për qytetarët e Kosovës dhe aplikimin e suksesshëm për anëtarësim në BE”, ka shkruar tutje zëvendëskryeministri.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të martën hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Abdixhiku uron Shqipërinë dhe RMV-në, radha për liberalizim për Kosovën
(E plotësuar) Kryetari i Lidhja Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në twitter, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Abdixhiku ka shkruar se hapja zyrtare e negociatave është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për shtetet fqinje por edhe për mbarë Ballkanin Perëndimor.
Ai ka vlerësuar këtë moment historik për shtetet fqinje, duke e konsideruar si vizion të prekshëm edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
I pari i LDK-së, ka thënë që tani është radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën.

Kurti përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave
Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar arritje historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë“, ka shkruar Kurti në ‘Twitter’.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën sot zyrtarisht negociatat për anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, t`i hiqen vizat Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave, kurse ka kërkuar nga BE urgjentisht vendimin e vonuar për heqejn e vizave për Kosovën.
"Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri. Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare BE-së që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë", ka shkruar Osmani në Twitter.
























