Bayern prezanton holandezin Matthijs de Ligt
BKT
Sport

Bayern prezanton holandezin Matthijs de Ligt

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayern Munchen ka kompletuar transferimin e Matthijs de Ligt nga Juventus.

Siç ka njoftuar klubi bavarez, holandezi ka hedhur firmën në një kontratë e cila e mbanë në qytetin gjerman deri më 30 qershor 2027.

"Jam shumë i lumtur që jam bërë lojtar i këtij klubi të madh. Bayern është klubi më i suksesshëm në Gjermani, një nga klubet më të suksesshme në Evropë dhe në botë", ka thënë ai

Herbert Hainer, presidenti i Bayern, ka vlerësuar se fytyra e ardhshme e bavarezëve po merr formë dhe nënshkrimi me holandezin kuptohet nga ky këndvështrim: "Matthijs de Ligt ishte një objektiv kryesor për ne. Me nënshkrime si kjo, synimet e mëdha që kemi janë të arritshme", ka thënë Hainer.