Dukagjini transferon një ukrainas
BKT
Sport

Dukagjini transferon një ukrainas

Uran Krasniqi/RTKLive

Dukagjini i Klinës ka përforcuar mesfushën me një futbollist ukrainas. Njoftimin për marrëveshjen me Vladyslav Khumutov e ka bërë vetë klubi nga Klina.

"Vladyslav i cili luan ne pozitën e mesfushorit ofanzivë, por mund të paraqitet edhe si qendërsulmues, Khomutov vjen nga futbolli Sllovak, me saktë nga skuadra Samorin. Për 3-vite ishtë edhe pjesë e klubit FC Kalju ne Estoni ku realizoi 21-gola ne 55-paraqitje. Karrierën 24-vjeçari e ka filluar te klubi Olimpik Donetsk", ka njoftuar klubi klinas.