Rama: Dy shtete kryen agresion kibernetik ndaj Shqipërisë
BKT
Denion Ndrenika/RTK/Tiranë
Shqipëri

Rama: Dy shtete kryen agresion kibernetik ndaj Shqipërisë

Denion Ndrenika/RTK/Tiranë

Kryeministri Edi Rama tha se janë dy shtete të dyshuara për ndërhyrjen me sulme kibernetike ndaj tërë sistemit të Shqipërisë.

Kryeministri tha se sulmi masiv nuk u krye nga hacker-a të zakonshëm gjobëvënës, por ishte agresion shtetëtor.

Për sulmin kibernetik, që nuk tha se nga cilat shtetet ka ardhur, kryeministri Rama shtoi se duhet edhe pak kohë që të rikthehet çdo gjë në funksion.

Sipas kreut të qeverisë, agresioni erdhi nga shtete që nuk respektojnë ligjet ndërkombëtare, por që do të përballen me hapat e nevojshëm nga Shqipëria, raporton korrespondenti i RTK-së, Denion Ndrenika.

“Sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet"-tha kryeministri.

Sipas tij, Shqipëria ende i ka të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara dhe pranoi që "kjo është pjesa më delikate".

"Për ato që lidhen me bazën e shtetit, me inventarin, krijojnë panik. Nuk është në praktikën tonë që të ndërmarrim hapa gjyqësore ndaj mediave. S’do bëj asnjë akuzë as nuk dua të ngre teori konspiracioni dhe se kush e ka ndjekur pas. Ky është një sulm, bombardim që nuk vjen nga qielli, por përmes internetit. Një bombardim shumë i rëndë. Koha e marrë për të ngrirë sistemet e bombarduara, është kohë rekord. Këto janë debate që do e i dëgjoni dhe nga super ekspertët amerikane”, deklaroi kryeministri Rama.

Sulmi masiv kibernetik u zbulua të premten dhe qeveria menjëherë garantoi bazën e të dhënave, ndonëse u ndërprenë të gjitha shërbimet online.


MË SHUME NGA Shqipëri