Sali Berisha ‘non grata’ edhe nga Mbretëria e Bashkuar
BKT
Shqipëri

Sali Berisha ‘non grata’ edhe nga Mbretëria e Bashkuar

RTKlive

Sali Berisha është shpallur non grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Këtë e pranoi vetë ai gjatë një konference për shtyp.

Sipas Berishës në letrën ku njoftohej se ishte shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar renditeshin akuzat për korrupsion, për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Britani.

,,Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kanë deklaruar se nuk do të publikojnë emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë. Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon: Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje”, ka thënë ndër të tjera Berisha.


MË SHUME NGA Shqipëri