Festivalin Manifesta 14 po e vizitojnë shumë qytetarë vendës e të huaj
BKT
Foto RTK
Lajme

Festivalin Manifesta 14 po e vizitojnë shumë qytetarë vendës e të huaj

Qendresa Duraku/ RTK

Në 25 hapësira në kryeqytet po vizitohen nga qytetarë e artistë vendorë e ndërkombëtarë në kuadër të festivalit Manfiesta 14, i cili do të zgjasë deri në tetor të këtij viti.

Të gjitha hapësirat e Manifesta 14 Prishtina janë hapur për publikun. Sipas ekipit mbështetës të Manifestës, në 25 hapësirat sa janë në Kryeqytet, kanë nisur të frekuentohen nga vizitorw vendor e të huaj.

"Interesimi ka qenë mjaft i madh edhe pse ky vend nuk ka qenë i përdorur më përpara. Ka pasur vizitor të shteteve të jashtme por edhe shqiptar"”, tha Besa Mehmeti nga stafi "Manifesta 14".

E turistët të cilët qëndruan në hapësirat e Hamamit të madhe dhe tek Tulltorja, për së afërmi instalacionet e artistëve, thanë se Prishtina, tashmë është ndër qytetet më të bukura Evropiane.

"Është një moment i mrekullueshëm, dhe ky moment Prishtina është një qytet evropian ndër më të bukurit sepse po flet nëpërmjet artit me disa ndërtesa të rëndësishme e me disa të harruar të Prishtinës. Po flasim me gjuhën e artistëve, me kritikën e tyre me kreativitetin e tyre, me ëndrrat e tyre. Pra është një qytet që na bënë më shumë me ndjeh të sotmën dhe na lenë me kuptuar se çka duam për nesër dhe sa shumë ky vend ka mundësi me bë për nesër", tha Falma Fshanzi,

Lily Matras, regjisore nga Parisi, tha për RTK se Kosova është vend mjaft mikëpritës .”Më pëlqen atmofera energjike që shpërndahet atje. Kanë ardhur nga shumë shtresa të njerëzve dhe është interesant mirëkuptimi mes tyre dhe unë po e gjej mirëkuptimin sikur duke bërë not. Është vend me histori komplekse, dhe është shumë mirë të flasësh me njerëzit këtu, mund të tregosh histori gjithsesi”, tha Matras.

Ndërkaq, kryetari I Prishtinës Përparim Rama tha se Manifesta është diplomacia më e mirë që është duke iu bërë Kryeqytetit.

"Tashmë Kryeqyteti është bërë pikë kulmore në botën e artit dhe të kulturës. Në hapjen zyrtare të Manifestës tash vec se po shohim në revista botërore cka po shkruajnë për Prishtinën për Manifesta 14. Më vjen shumë mirë që po e ndaj me ju që po thonë më mirë se me 5 yje, më e mirë seDokumeta që është një manifestim tjetër i cili që është Bienale, faktikisht i cili është 10 herë më e financume se sa Manifesta që kështu ne kemi mbrri që të vlerësohemi më shumë se sa ajo”, tha Përparim Rama, kryetar I Komunës së Prishtinës.

Manifesta do të jetë e hapur për qytetar deri më 30 tetor të këtij viti.

 

 


MË SHUME NGA Lajme