08:36 / 24.07.2022
Dita e fundit si president, Meta: Ishte nder dhe privilegj
RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar fotografi familjare, derisa ka thënë se ka qenë nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që të shërbente këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ka uruar atdheun dhe kombin për më të mirë.
"Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", ka shkruar Meta.























