Rama bën ndryshime në qeveri
BKT
Shqipëri

Rama bën ndryshime në qeveri

Denion Ndrenika/ RTK

Bajram Begaj në ditën e parë të punës si president duhet të dekretojë ndryshimet në qeveri dërguar nga kryeministri Edi Rama.

Arben Ahmetaj u shkarkua si zëvendëskryeministër dhe ministër Shteti për Rindërtimin.

Në vend të Ahmetajt, kryeministri emëroi Belinda Ballukun, e cila është ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Zoti Rama publikoi shkresat me ndryshimet që i dërgon presidentit Begaj, njofton korrespondentii RTK-së Denion Ndrenika.

"Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin"- shkruajti kryeministri në twitter.

Po ashtu u shkarkua edhe Zef Mazi si kryenegociator i integrimit.

"Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave" shkruajti Rama.

Në vend të ambasadorit Mazi u emërua Majlinda Dhuka.

Ahmetajn dhe Mazi kryeministri i quajti dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare.

"Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit"- shkruajti zoti Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri