17:21 / 25.07.2022
Dy të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Nga 606 testime, 233 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa janë shëruar 1044.
Në të gjithë vendin janë 8997 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.























